Kombëtarja shqiptare do të zbresë këtë të shtunë në fushën e blertë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Përballë tyre në stadiumin “Air Albania”, do të jetë Serbia, një nga rivalët direkt në grup.
Përkrahja për kuqezinjtë ka qenë e madhe gjatë gjithë javës, me tifozë që kanë mbërritur nga të gjitha trevat shqiptare për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të dhënë mbështetjen e tyre.
Një ndër figurat publike që ka përcjellë mesazhe motivuese për kuqezinjtë është edhe ish-kapiteni i kombëtares, Mërgim Mavraj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mavraj u është drejtuar lojtarëve dhe kërkon nga ata që të përqëndrohen vetëm te ndeshja.
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll.”- shkruan Mavraj.
Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv për të qëndruar në garë për një vend në Botërorin 2026, ndërsa sfida me Serbinë mbetet një nga më të ndjeshmet, për nga historia dhe rëndësia simbolike që mbart.