fbpx

Ish-këshilltari i Thaçit: Osmani si “supervashë” u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Thaçit

nga Revista Kosovarja

Me organizim ceremonial në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht detyrën si presidentja më e re e vendit.

Pas kësaj ka reaguar ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Behramaj tha se Vjosa Osmani do të duhej të organizonte këtë ceremoninë e pranimit të mandatit në Hagë.

Sipas tij në vend të kësaj, ajo si një “supervashë” u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. Në vend të kësaj, ajo si një “supervashë” na u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president, por duke e marrë mandatin e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i është betuar për lojalitet. Një ditë më parë, Kurti qenka përkujdesur që edhe masat për mbylljen e vendit t’i shtyjë për të mërkurën, pas përfundimit të kësaj pseudoparade politike!

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10159154144826670

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]