fbpx

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri ndërron fenë – nga mysliman bëhet katolik

nga Revista Kosovarja

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri është konvertuar nga feja myslimane në atë katolike.

Konvertimi i tij, bashkë me bashkëshorten Atifeten, është kryer të hënën në Kishën e Llapushnikut.

Përpos fesë, ish-komandanti ka ndërruar edhe emrin. Tash ai do të quhet Luigj.

Familjarët njoftojnë se ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për t’u kthyer në rrënjët e të parëve, rrënjët e Nik Lekës.

Nga viti 1998 Naser Shatri ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave si në Gramaqel, Baballoq, Glogjan etj. Në fshatin Prilep ka pas rolin e komandantit për rekrutim. Po ashtu ka ndihmuar në organizminin e UÇK-së në Komunën e istogut.

Ai ka qenë i arrestuar edhe në Austri nga Interpolli me akuzën për plagosjen e një punëtori të Shërbimit sekret Serb (Tomislav Baboviq) dhe për këtë ka vuajtur gjashtë muaj paraburgim.

Po ashtu ka qenë i paraburgosur nga EULEX-i në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009./Paparaci

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]