fbpx

Ish konkurrenti i ”Përputhen” bëhet baba për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Andi Shehi, është bërë baba për herë të parë! Ai dhe bashkëshortja e tij, Enki, kanë mirëpritur në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur një emër sa romantik, aq edhe i veçantë Amor.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Enki në rrjetet sociale, ku postoi një foto të vogëlushit të sapolindur me mbishkrimin: “Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit.”

Por nuk munguan as batutat! Enki, me humor, ka treguar se vogëlushi është “kopje e Andit” dhe se kushdo që do të dijë si duket Amor, thjesht duhet të imagjinojë Andin në version miniaturë!

Çifti simpatik është në një lidhje prej disa vitesh dhe e zyrtarizuan dashurinë e tyre në tetor të vitit të kaluar me një fejesë të thjeshtë, vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enki 🍒 (@enki_nako)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]