fbpx

Ish-konkurrenti thotë se Bora Zemani mashtroi në emision, tregon çka bëri

nga Revista Kosovarja

Hysen Ramaj folur dhe për eksperiencën e tij në “Për’puthen”.

Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin.

Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë.Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.

Hyseni tregoi se familjarët e Bashkimit e telefonuan para se Bashkimi të ndahej.

“Më është marrë edhe mua një vendim përpara se të ndodhte çka ka ndodhur. Më është bërë një telefonatë nga familjarët e djalit”, tha ai, në një intervistë në “RTV Ora” në “Glamour Zone”.

Sipas Hysenit , ai ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhunës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dhunës sa kanë qenë në lidhje.

Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dhunën për të dalë nga situata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]