fbpx

Ish-konkurrentja e Përputhen lëshon deklaratën bombastike: Më shkruajnë futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi ka lëshuar së fundmi një deklaratë bombastike gjatë emisionit “Mos i bjer me top”.

Influencerja e njohur ka thënë se i kanë shkruar një numër i futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, duke potencuar gjithashtu se ka pasur edhe emra të Showbizit të cilët i kanë shënuar.

“Ka pasur futbollistë të Kombëtares që më kanë shkruar. Njerëz të Showbizit, por edhe një numër i madh i njerëzve që nuk janë pjesë e Showbizit. Më thoshin ‘po eja se ta shtrojmë ne me flori, me lekë dhe me çka të duash’”, potencoi Gabriela.

Ajo gjithashtu, mes tjerash tregoi se dhurata më e shtrenjtë që ka pranuar nga dikush ishte një makinë, të cilës nuk ia përmendi shumën.

Arapi është një nga emrat më të pikasur të shtypit rozë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]