fbpx

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nënë për herë të parë?

nga Revista Kosovarja

Ritvana ka qenë një nga konkurrentet e këtij sezoni të emisioni “Për’Puthen”. Ajo u largua pasi nuk arriti të krijonte një romancë brenda programit.

Prej disa kohësh ish-konkurrentja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Portalet shkruan se ajo priste një fëmijë, pa bërë me dije partnerin e Ritvanës.

Në një lidhje me Skype me “Ftesë në 5” ajo u pyet për lajmet, madje Bieta i kërkoi që të tregonte barkun.

Ritvana u çua pa asnjë problem duke treguar barkun që dukej i rrafshët, ndërsa thoshte “nuk ka asgjë”.

E ndërsa Bieta tentoi të konfirmonte barkun e sheshtë duke thënë “pra nuk ka gjë”, Ritvana vendosi të thoshte një frazë që të ngrinte përsëri dyshimet.

“Për momentin nuk ka asgjë, a ka pasur? S’dihet, por që tani nuk ka gjë,” – tha ajo.

Poshtë xhinseve kishte një tip korseje të zezë, kështu që mbase dhe Ritvana është bërë mami. Ajo që dihet me siguri është se tema e shtatzënisë po i jep vëmendje, por nëse ka një bebush nuk do ta bëjë publik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]