fbpx

Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Zveçanit Srgjan Milosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.

“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.

Ai ftoi edhe qytetarët që nesër në orën 7:00 të vijnë në të njëjtin vend, por në numër sa më të madh, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavleviq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]