fbpx

Ish-kunata e Afërdita Dreshajt me pretendime tronditëse për familjen e Afërditës

nga Revista Kosovarja

Stephanie, kunata e Afërdita Dreshajt, ka folur për herë të parë për kalvarin që ka përjetuar në jetën e saj personale.

Në një rrëfim tronditës për Prive by Liberta Spahiu, Stephanie tregon se bashkëshorti i saj, Arbri, me të cilin ka dy fëmijë, e ka dërguar dy herë në spital psikiatrik duke e shpallur si “të sëmurë”, për ta larguar nga jeta e fëmijëve.

Stephanie, e cila është në një proces divorci me Arbrin, mes lotësh, thekson se ka një vit pa i takuar fëmijët e saj.

Ajo thekson se gjatë kohës që Arbri i ka pasur fëmijët nën kujdes, ai ka ndikuar negativisht tek djali i tyre, aq sa një ditë i tha nënës së tij fjalët tronditëse: “Mami, vdis.”

E papunë, pa mbështetje financiare, ajo pretendon se është përballur me padrejtësi të shumta jo vetëm nga ai, por edhe nga familja Dreshaj.

Stephanie rrëfen gjerë e gjatë detaje të historisë së saj, mungesës së mbështetjes dhe betejës të heshtur për të rikthyer fëmijët në jetën e saj.

Ndiqeni në materialin më poshtë! /Prive

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]