Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ish-nënkoloneli Morina: Do të kontrollohet çdo hapësirë e Kuvendit

nga Revista Kosovarja

Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, deputetët e zgjedhur u evakuuan nga objekti, derisa policia urdhëroi të largoheshin edhe ekipet mediale dhe qytetarët përreth.

Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, madje po vazhdojnë ende ta monitorojnë situatën.

Në “Speciale” të Klan Kosova, ish-nënkoloneli Refki Morina tha se njësitet e policisë do të kontrollojnë gradualisht çdo hapësirë të Kuvendit, e që sipas tij, deputetët e zgjedhur do të mund të kthehen sërish pas disa orëve për të vazhduar punimet e seancës së 42-të konstituive.

“Unë mendoj se ata janë duke i kryer punët në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky perimetër i jashtëm fizik, gradualisht do të shkojë edhe brenda, me pajisje dhe detektor të posaçëm, do të kontrollohen në tërësi të gjitha lokalet e parlamentit, dhe në këtë mënyrë do të mundësohet që parlamentaret të kthehen sërish, dikur natën”, tha Morina.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]