fbpx

Ish-profesori universitar, Kajtaz Fazlija ka ndërruar jetë nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Si pasojë e infektimit me COVID-19, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare ish-profesori universitar Kajtaz Fazlija – Lutani.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook një familjar i tij.

 

Fazlija kishte qenë profesor në Fakultetin e Bujqësisë. Pos Universitetit në Prishtinë, kishte punuar edhe në Universitetin e Zagrebit.

“Lamtumire axha i im. Njoftojmë familjarët dhe miqtë, Sot, me datë 27 Mars 2021, në moshën 84 vjeçare, si pasojë e infektimit me COVID-19, vdiç më i dashuri ynë, Prof. Dr. Kajtaz Fazlija – Lutani. I ndjeri do të varroset nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Turiqec, Skënderaj. Për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar, kurse e pamja nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]