Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka respektuar gjithmonë kërkesat e prokurorisë sa herë që është thirrur, në rastet kur ka qenë pjesë e objektit të hetimit.
Imeraj ka thënë për News24 se Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Tiranës më herët dhe është paraqitur është pyetur me detaje për çfarë prokuroria ka pasur objektin e hetimit.
‘Personalisht më ka rastisur jo vetëm me zotin Berisha por edhe me shumë personazhe të politikës, ti kem pasur për shkak të hetimeve, ti kem pasur në veprime procedurale për ti thirrur për ti pyetur dhe është operuar me thirrjen e tyre përfshirë edhe zotin Berisha i cili është thirrur nga Prokuroria e Tiranës dhe është paraqitur është pyetur me detaje për çfarë ne kemi pasur objektin e hetimit dhe të tjera me radhë’, u shpreh Imeraj.
Sali Berisha së fundmi ka refuzuar të zbatojë vendimin antikushtetues të GJKKO-së me kërkesën antiligjore të SPAK, duke i marrë kompetencat parlamentit, për ta detyruar liderin e opozitës të mos dalë jashtë shtetit, si dhe të paraqitet në Policinë Gjyqësore.