fbpx

Ish-ushtari i UÇK-së pasi u lirua me kusht: Faleminderit për kujdesin që patët për mua

nga Revista Kosovarja

Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.

Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku përshëndeti të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij. Ramadani tha se po bën përshëndetjen nga Çairi i Shkupit.

“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombësit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh – Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit”, shkroi Ramadani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]