fbpx

Ishin gati për një tjetër fëmijë bashkë? Kënga e re e tyre zbulon detaje të reja rreth çiftit

nga Revista Kosovarja

Mozzik dhe Loredana tashmë kanë ndarë rrugët për të dytën herë.

Pas një kohe të gjatë që qëndruan të ndarë, dyshja gëzuan pafund fansat e shumtë me bashkimin e tyre.

Krahas në jetë ata bashkuan forcat edhe në projekte muzikore duke punuar një album, i cili fakteqësisht deri sa erdhi koha për t’u publikuar dyshja u ndanë sërish.

Në njërën nga këngët që mban titullin ‘’Immer wenn es regnet’’ dyshja kishin përshkruar raportin e tyre duke shprehur dëshirën për një tjetër fëmijë së bashku.

Kënga erdhi me videoklip duke i prirë albumit ndërsa ish-çifti shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

‘’Mke sha e t’kom sha, mke vra e t’kom vra, kom bo shumë sene ama edhe ti ke bo, kom përbi plot sene e vazhdoj ala, besoj ka ardh koha Hanës mja bo ni vlla’’, thuhet mes tjerash në tekstin e këngës.
Nuk dihet nëse kjo dëshirë do të realizohet me një tjetër bashkim të tyre në të ardhmen.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]