fbpx

Ishte duke vozitur, gjakovari ndalohet nga tetë persona të maskuar

nga Revista Kosovarja

Një person ka raportuar në polici se deri sa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të panjohur të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]