fbpx

Ishte nisur për punë, vdes në aksident 39 vjeçari shqiptar

nga Revista Kosovarja

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ai ishte nisur për të shkuar në punë.

Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Mësohet se Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi për vdekje në buzë të rrugës.

Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i cili sapo pajisur me leje drejtimi.

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin.

Gjithashtu mësohet se i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Sakaq kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit nga karabinierët e Cortonës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]