fbpx

Isida Mollaymeri i jep fund beqarisë

nga Revista Kosovarja

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të celebrojë dashurinë e saj në martesë. Teksa ishte e ftuar në “Top Albania Radio” ajo pranoi se është në një lidhje dashurie duke dhënë dhe lajmin e bukur.

“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”, është shprehur Isida.

Ajo shtoi se e ka shtyrë shumë dasmën pasi teatri i ka zënë shumë kohë.

“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës”

Pas këtij lajmi, pa vonuar shumë, është zbuluar edhe identiteti i djali që i ka rrëmbyer zemrën balerinës shqiptare.
Ajo tha tha se e ka shtyrë shumë dasmën pasi teatri i ka zënë shumë kohë.

Iconstyle ka publikuar një foto të çiftit, në një club. Burimet bëjnë të ditur se partneri i balerinës është maqedonas dhe jeton jashtë vendit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]