fbpx

Iu gjenden 33 mijë euro në veturë, shoqërohen në polici dy persona për shmangie nga tatimi

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor dy persona për veprën shmangie nga tatimi, pasi në automjetin me të cilin po lëviznin u janë gjetur 33 mijë euro.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 21:00 në Fushë Kosovë.

 

“Mbrëmë rreth orës 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave. Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat me automjetin me të cilin po lëviznin janë ndaluar nga policia për një kontroll rutinë”, thuhet një njoftim.

Personat e dyshuar nuk kanë arritur të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara, andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]