fbpx

Iu vodhën mbi 300 mijë euro në shtëpi, këngëtarja e njohur ka një lajmërim për publikun e saj

nga Revista Kosovarja

Megan Thee Stallion ka nevojë për ‘një pushim’

Reperja e “Hot Girl Summer” e bëri të ditur lajmin përmes Twitter, pasi u tha se shtëpia e saj në Los Angeles ishte grabitur teksa ishte në Neë York duke u përgatitur për në “Saturday Night Live”.

“Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por jam e kënaqur që të gjithë janë të sigurt”, shkroi ajo. “Më vjen keq, por pas SNL, me të vërtetë duhet të bëj një pushim, jam shumë e lodhur, fizikisht dhe emocionalisht”.

Shtëpia e interpretuesues 27-vjeçare në Los Angeles u thye të enjten në mbrëmje, me hajdutët që morën 300 mijë dollarë (308.535) euro deri në 400 mijë (411.380 euro) para të gatshme dhe bizhuteri.

Sipas TMZ , dy burra të veshur me kapuç dhe doreza thyen një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së reperes.

Nga atje, ata morën rrugën për në dhomën e gjumit të Meganit.

Policia nuk ka bërë asnjë arrestim, por ka video të ngjarjes.

Përveç angazhimit në “SNL”, kanë qenë disa muaj mjaft të zënë për yllin e “WAP”.

Ajo publikoi një album, “Traumazine”, gjatë verës që përmbante bashkëpunime me Dua Lipën, Future, Jhene Aiko, Pooh Shiesty dhe Rico Nasty.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]