fbpx

Izraeli godet me më shumë se 50 avionë objektivat ushtarake në Iran

nga Revista Kosovarja

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi shteti hebre ka ndërmarrë një valë intensive sulmesh ajrore në territorin iranian, gjatë natës së kaluar.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, të udhëzuar nga të dhëna të sakta të inteligjencës, kanë kryer një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në zonën e Teheranit.

“Më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, nën udhëzime të sakta të inteligjencës, kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në zonën e Teheranit në orët e fundit”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Në mesin e objektivave të goditura janë identifikuar vendndodhje të rëndësishme që përdoreshin për prodhimin e raketave tokë-tokë dhe tokë-ajër.Izraeli ka konfirmuar gjithashtu se një nga caqet e sulmit ka qenë një strukturë për prodhimin e centrifugave në kryeqytetin iranian, me synimin për të penguar përparimin e Iranit në zhvillimin e armëve bërthamore.

“Regjimi iranian po pasuron uranium të destinuar për zhvillimin e armëve bërthamore”, tha ushtria izraelite.

Megjithatë, vlerësimet për programin bërthamor të Iranit mbeten të ndryshme mes aleatëve. Zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur prej kohësh se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shpesh interpretojnë ndryshe të dhënat që kanë në dispozicion për këtë çështje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]