fbpx

Izraeli i mbyll ambasadat në botë: Mos shfaqni simbole hebraike në vende publike

nga Revista Kosovarja

Izraeli do t’i mbyllë ambasadat e veta në botë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole izraelite ose hebraike në vende publike, sipas deklaratave të ambasadave.

Në këto deklarata thuhet se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u bëhet thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë, nëse ballafaqohen me aktivitete armiqësore, raporton gazeta “The Guardian”.

Nuk u dha ndonjë afat për atë se sa gjatë do të qëndrojnë mbyllur ambasadat. Një person që e hapi telefonin në ambasadën izraelite në Berlin nuk dha hollësi të mëtejme, tha agjencia “Reuters”.

“Pas zhvillimeve të fundit, misionet izraelite përreth botës do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen” – thuhet në deklaratë.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili të premten bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij do t’i shtojë masat mbrojtëse për qendrat hebraike dhe izraelite në territorin gjerman.

Masat e dukshme të sigurisë u shtuan edhe afër Sinagogës së Madhe të Stokholmit në Suedi, tha një dëshmitar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]