Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në lindje të Libanit më 15 tetor.
Kështu raportoi media shtetërore libaneze, në kohën kur po vazhdojnë luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të ketë mëshirë për grupin militant libanez.
Netanyahu i bëri këto komente të hënën, një ditë pas sulmit me dronë të kryer nga Hezbollahu, që la të vrarë katër ushtarë dhe të plagosur 60 persona të tjerë.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon shumicën e Libanit jugor.