36
Forcat Mbrojtëse të Izraelit ndanë pamje të asaj që pretenduan se ishin sulme ndaj caqeve të Iranit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, shpërthime janë dëgjuar edhe në zonën e centralit bërthamor Fordow pranë Qom, në jug të Teheranit, shkruan skynews.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se po vazhdon “përpjekjet e saj ofensive”.
Ajo thotë se forcat e saj ajrore vazhdojnë të sulmojnë sistemet raketore dhe infrastrukturën e dronëve.
Ndryshe, Trump ka paralajmëruar Iranin të bëjë marrëveshje me Izraelin, para se të jetë tepër vonë.