fbpx

Izraeli nuk lejon asnjë turist të huaj… përveç Miss-eve

nga Revista Kosovarja

Vajzat që do të luftojnë për kurorën e Miss Universe kanë mbërritur në Izrael, me konkursin e bukurisë që do të mbahet normalisht, pavarësisht masave shtrënguese në kuadër të pandemisë, që nuk lejojnë asnjë turist të huaj që të hyjë në vend.

Bukuroshet nga 80 vende të botës do të qëndrojnë në Izrael deri më 13 dhjetor, kur edhe do të organizohet nata finale.

Miss-et u lejuan që të kalonin kufirin pa karantinë, por ministri i Shëndetësisë, Yoel Razvozov tha se duhet të testoheshin çdo 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]