Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja ç’ tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

nga Revista Kosovarja

Forma e trupit të njeriut tregon shumë për shëndetin e zemrës.

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës.

Në krahasim me indeksin e masës trupore, që merret si njësi matëse dhe tregues i problemeve shëndetësore, forma e trupit është shpalosja më e qartë e depozitave të dhjamit.

Pesha trupore nuk është tregues i saktë i rreziqeve shëndetësore
Studiuesit arritën në konkluzionin se pesha trupore nuk sinjalizon qartë rreziqet shëndetësore.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo për arsyen se shumë gra me një peshë normale por depozita dhjamore në zona të caktuara të trupit janë më të rrezikuara nga sëmundjet e lartpërmendura.

Gjithçka vërvitet tek shpërndarja e depozitave të dhjamit dhe forma e trupit.

3 format më të përhapura trupore tek femrat

Ekspertët kanë identifikuar plot 10 forma të ndryshme trupore tek gratë dhe vajzat.
Megjithatë, format më të përhapura janë:

1.Forma e orës së rërës ku masat e ijëve dhe të bustit janë të barabarta dhe këmbët janë në proporcion me pjesën e sipërme të trupit.

2.Forma e dardhës ka të bëjë me akumulimin e tepërt të dhjamit në zonën e ijëve dhe të kofshëve. Ekspertët thonë se gratë që kanë një trup të tillë jetojnë më gjatë.

3.Forma e mollës ka të bëjë me akumulimin e depozitave dhjamore në pjesën e belit.

Kjo formë vërehet shumë tek meshkujt, transmeton living.al. Njerëzit që kanë një formë të tillë trupore janë më të rrezikuar nga kanceri, diabeti i tipit 2, kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës.

Gratë, trupi i të cilave ka formën e mollës, ishin tre herë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me gratë trupi i të cilave ka formën e dardhës.

Ekspertët paralajmëruan se gratë më të shëndosha në pjesën e sipërme të trupit janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut apo ishemia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]