fbpx

Ja çfarë e dashure je sipas shënjës së horoskopit

nga Revista Kosovarja

DASHI:E sinqertë
Nuk je nga ato që bëjnë furça. Karakteri yt shpërfaqet në çdo moment të lidhjes dhe të jetës tënde, që nga puna tek njerëzit me të cilët del. Mund të jesh pak me hënë, ndaj është paksa e vështirë për partnerin që ta kuptojë sesi dikush kaq pragmatik mund të preket kaq shpejt. Por nëse e gjen atë që e kupton natyrën tënde të veçantë, je zjarri vetë!

DEMI:E logjikshme
Je shumë praktike këtë e reflekton edhe në njohjet me njerëz që të interesojnë. Nëse ka nga ata njerëz që fiksohen pas partnerëve që vetëm sa i stresojnë, me ty kjo nuk ndodh. Ti e mendon mirë dhe nuk kapesh me ata që nuk të japin atë çfarë kërkon. Nuk shkel në dërrasë të kalbur, por kjo nuk do të thotë se je e mërzitshme.

BINJAKËT: Aventuriere
Je shumë interesante sepse ke gjithmonë ide të reja për takimet. Festivale filmi, festa e tallavasë, shtëpia e braktisur në fund të rrugës? Me ty ka gjithmonë diçka të re për të parë. Të pëlqejnë njerëz që janë po kaq me vetëbesim sa ti, edhe pse brenda mund të mos jesh kaq e sigurt në vetvete. Shpesh je nervoze, dhe kjo të bën të kesh sarkazëm therëse.

GAFORRJA: Qaramane Seksi
Je një qaramane e lindur dhe ti e di. Përgjithësisht, shkon shumë me ata që kanë një mendje me ty, por kujdes mos bie në kurthin e të rënit në dashuri me një kopje tënden sepse nuk është më dashuri. Pesimizmi i dyfishtë nuk është diçka e mirë. Por kur shkojmë te seksi: FANTASTIK. Eh, po të mos ishin ato pasiguritë që të bëjnë të humbësh marrëdhënie që ia vlejnë, do ishe e dashura perfekte.

LUANI: Luaneshë
Ti me siguri as që do ta lexosh këtë sepse e di vetë veten. Je aq tërheqëse sa çdokush do të binte në dashuri me ty.Ti meriton vetëm gjëra të jashtëzakonshme. Nëse dikush është aq me fat sa të marrë vëmendjen tënde, je partnerja më e dashur, më besnike. Të tjerët vdesin të flirtojnë me ty sepse je shumë kontroversiale, e shpejtë në reagim ose shkurt, shpirti i festës. Ndonjëherë të thonë se je shumë e përqëndruar tek vetja, por edhe çfarë pastaj?

VIRGJERËSHA: E përkushtuara
Partnerët e dashurojnë pjekurinë e ndërthurur me ndjeshmërinë. Ndonjëherë, shqetësohesh nëse je shumë e mërzitshme dhe beson se do të duhej të ishe më spontane. Por mos ji e pasigurtë! Ata janë me ty sepse kanë zgjedhur të vlerësojnë tërësinë tënde. Megjithatë ndonjëherë e vë veten në plan të fundit. Për çfarë duhet gjithë ky martirizim?

PESHORJA: E pasigurta
Peshorja është mbretëresha e nënvlerësimit të vetes përpara partnerit. Zgjohu dhe mjaft kërkove falje! Ndonjëherë shpërthen në përballjet me partnerin dhe kjo është diçka e mirë sepse komunikon hapur, çështja është se nuk e bën gjithmonë në kohën dhe me njeriun e duhur. Ke shumë sharm, ndaj është e çuditshme pse ke gjithmonë ndjesinë sikur të mungon diçka.

AKREPI:E zjarrta
Përfshihesh shumë dhe do të sundosh, je edhe e vetëdijshme për këtë. Partnerët e dinë se je më e mira në krevat dhe je krenare për këtë, me të drejtë! Gjithçka, gjithçka e bën me përkushtimin maksimal, kështu edhe në dashuri. Edhe diçka: ish-ët e tu mund të ta kenë pak frikën.

SHIGJETARI: Argëtuesja
Personi më argëtues në shoqëri dhe të gjithë të pyesin për vendime që kanë të bëjnë me qejfin. Shumë sharm, shumë humor; këto janë disa nga gjërat më joshëse. Ke prirjen të nxjerrësh në pah anën pozitive tek kushdo, çka është e mirë sepse ndonjëherë neutralizon anët e tyre negative.

BRICJAPI: E pjekura
Partnerët e dashurojnë faktin që s’kanë pse të kujdesen për ty, sepse e dinë që ia del vetë. Ndonjëherë je disi indiferente dhe pesimiste, çka mund t’i bëjë partnerët të mendojnë gjëra që nuk janë. Je “mami’ i grupit dhe me thënë të drejtën je “mami’ i grupit.

UJORI: E pavarura
Ke nevojë për hapësirën tënde dhe të duket e pakuptueshme që partneri të mos e respektojë. Je shumë e përkujdesur, shumë besnike, shumë mbështetëse, por thjesht nuk ke kohë për vogëlsira. Nëse dikush bën diçka që të nervozon, aq ishte: u fshi.

PESHQIT: E ndjeshmja
Je një partnere aq e ndjeshme dhe ke aq shumë dashuri për të dhënë, sa asnjë nga partnerët posesivë që të pëlqejnë, nuk e meriton. Dëgjoji miqtë e tu kur të thonë se s’u pëlqen fiksimi yt i fundit, thjesht të njohin dhe duan të kujdesen për ty. Ana jote e ndjeshme prej artisti rrëzëllin kur je në një lidhje: bëhesh poetike, romantike, dëgjon këngët më lotndjellëse të mundshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]