119
Altuna Sejdiu-Tuna, njejtë si shumë këngëtar të tjerë, fle shpesh nëpër hotele.
Kjo, sigurisht për shkak të angazhimeve profesionale, të cilat i mbajnë me ditë të tëra larg shtëpisë.
Këngëtarja është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, e një pjesë e xhirimeve po realizon në hotel, shkruan “Kosovarja”.
Në dhomën e Tunes, gjenden që nga mjetet e grimit, rrobat, varëset e rrobave, e të ngjashme.
Këngëtarja i ka rifituar linjat e dikurshme dhe duket se po e pret një verë e gjatë me angazhime.