fbpx

Ja çfarë i dërgon Olta Gixhari ‘bakshish’ Olti Currit në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, aktorja Olta Gixhari është mjaft aktive nëpër rrjete sociale kohëve të fundit. Madje, ajo ka një raport shumë të mirë me opinionistin, Olti Curri, e ky i fundit përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ka treguar se ditën e djeshme aktorja ka qenë e ftuara e tij në shtëpi.

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova” ka shkruar se “Kur vjen për qoke Olta Gixhari”, duke e bashkangjitur një emoji të zemrës videos.

Aktorja pasi merr një çokollatë nga Olti, i lë ‘bakshish’ atij.

Kujtojmë se aktorja do të jetë së bashku me fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejllin në filmin që do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother VIP”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]