Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja çfarë i mungon Olta Bokës këto ditë të nxehta vere

nga Revista Kosovarja

Në ndryshim nga vajzat e tjera të njohura të showbiz-t, si për shembull Arbana Osmani, Olta Gixhari apo Sara Karaj që zgjodhën të jepnin lajmin e shtatzënisë në rrjetet sociale, Olta Boka ia doli që ta mbante fshehur për shumë muaj këtë ndryshim të madh në jetën e saj, derisa shtypi rozë zbuloi gjithçka.

Mbi artikull

Këngëtarja e njohur e hitit “Anna” pritet të bëhet mama për herë të parë, madje para disa ditësh zbuloi edhe gjininë e bebes, një princeshë rozë, e cila pritet të vijë në jetë brenda pak ditësh.

Ndaj për të qenë sa më e disponueshme kur të afrohet momenti i lindjes dhe t’ia lehtësojë punën vetes, Olta ka vendosur të mos shkojë në plazh sivjet, por ja që pikërisht për një çikë plazh po i qan zemra. Dhe këtë gjë na e tregoi dje në një postim në Instagram.

Madje, aq shumë i mungojnë rrezet e diellit buzë detit dhe një kokteil për ta freskuar, sa ka krijuar vetë në shtëpi një atmosferë plazhi. Olta ka vendosur në ekranin e televizorit një pamje bregdeti, teksa në sfond mund të dëgjosh zhurmë dallgësh. Gjithashtu, ajo ka marrë edhe aksesorët e plazhit pranë vetes dhe i ka ngelur vetëm të ëndërrojë për pushimet.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]