fbpx

Ja çfarë i ndodh fytyrës tuaj nëse bëni maskë duke përzier mjaltin me aspirinë

nga Revista Kosovarja

Kjo maskë e mahnitshme e shndërron lëkurën më problematike në atë të shëndetshme, të bukur dhe të ndritshme

Por, para se ta aplikoni këtë maskë, është e rëndësishme ta testoni në dorë. Nëse veç nuk ka ndonjë reaksion negativ, atëherë mund ta aplikoni lirshëm në fytyrë, shkruan Byrdie.

Përbërësit:

– Një apo dy hapa aspirinë

– Pak ujë

– Një lugë gjelle mjaltë

Aspirinat i thyeni dhe pluhurin e futni në një tas të xhamit. Derdhni ca pika ujë dhe i përzieni. Pastaj, e shtoni lugën me mjaltë dhe vazhdoni t’i përzieni.

Maskën e fituar e aplikoni në fytyrën e pastër dhe e mbani për dhjetë minuta, ndërsa pastaj e pastroni me ujë.

Në fillim të trajtimit, këtë maskë duhet ta përdorni dy deri tri herë në javë, ndërsa më vonë mjafton vetëm një herë në javë.

Pas dhjetë ditëve, jo vetëm që do të vëreni rezultate fantastike, por të gjitha problemet e lëkurës do t’ju hiqen si me dorë.

Vlen të ceket se efektet e kësaj maske me aspirinë nuk vërehen menjëherë, por pas tri apo katër orëve të aplikimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]