fbpx

Ja çfarë ndodh nëse e përdorim kështu peshqirin pas larjes

nga Revista Kosovarja

Rutina të vogla mund të ndikojnë keq në kujdesin e flokëve

Pas larjes së flokëve e përdorni edhe ju peshqirin për tharje të tyre?

Shumica e kanë këtë rutinë, ndërsa floktarët shpesh paralajmërojnë që kjo gjë mund të jetë gabim apo së paku mënyra se si e përdorim atë.

Rachel Valentine ka shpërndarë një video në rrjetin social TikTok ku ka treguar se çfarë po bëjmë gabim, transmeton Telegrafi.

– A i thani flokët në mënyrën e duhur? – ka shtruar pyetjen floktarja dhe ka treguar fërkimin agresiv të tufave të flokëve midis peshqirit. Në vazhdim ka shpjeguar:

– Nëse i lani flokët dhe i thani kështu me peshqir, patjetër duhet të mos e bëni më. Tharja e këtillë me peshqir do të formojë nyja dhe do të bëjë që flokët tuaj të dëmtohen dhe të thyhen – thotë Rachel.

– Në vend të kësaj, merrni një peshqir ose leckë mikrofibre ose një bluzë ose përkëdhelni flokët – thuhet në këshillën e floktares.

@rachelvalentinehair Are you towel drying correctly? #haircaretips #healthyhairtips #haircareroutine ♬ original sound – Rachel Valentine

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]