fbpx

Ja çfarë ndodhi mes Beatrix dhe Donaldit në suitën luksoze

nga Revista Kosovarja

“Vëllai i Madh” i ka mundësuar banorëve të shtëpisë më të famshme të momentit ambjente të reja e luksoze, që secili prej tyre mund t’i shijojë.

Ish dhoma e dënimeve, tashmë është kthyer në një suitë të madhe e të bukur, ku të gjithë banorët, dy e nga dy, mund të shijojnë ambjentet luksoze.

Kësaj rradhe, ishte koha për Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj për t’u bërë çifti i radhës që të shijojë siutën luksoze të vendosur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

E para që shkoi ishte këngëtarja e njohur Beatrix, e cila, me ndihmën e vajzave, u paraqit me një look më elegant se kurrë për partnerin e saj, Donaldin.

Nga ana tjetër, Beniada dhe Dj Dagz e bën atmosferën edhe më speciale, pasi i vendosën një veshje tel sytë aktorit të humorit dhe e dërguan te suita ku e priste Beatrix.

Fillimisht, çifti kanë bërë një vallëzim elegant të përqafuar me njëri-tjetrin, nën ritmin e një këngë romantike.

Më pas, ata kanë shijuar bashkë jakuzin e pozicionuar në dhomë, të cilën e kishin mbushur me shkumë.

Edhe pse kishim parë skena “hot” të krijuar nga Arjola dhe Monika, çifti preferoi të qëndronte serioz nën valët romantike të momentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]