fbpx

Ja çfarë pëlqejnë djemtë të veshë e dashura tyre në shtrat

nga Revista Kosovarja

Përgjigja për “Çfarë duhet të vishni në shtrat?” është “Çfarë të doni ju!”, por kjo nuk do t’i ndalojë djemtë të kenë mendime.

Këtu, 13 djem, thonë për Cosmopolitan, gjërat më sensuale që një grua ka veshur në shtrat.

“Një bluzë e gjerë sepse mendoj se është diçka fare e lehtë. Unë mendoj se të mos përpiqesh të jesh seksi, është vërtetë seksi, ose të paktën, nuk është një seksualiteti i hapur”, Andi, 28 vjeç.

Pizhame të rehatshme, sepse asgjë s’është më seksi sesa një grua që ndihet mirë nën lëkurën e saj”, Taylor, 26 vjeç.

“Pa dyshim, të brendshme! Më çmendin. Më duket gjëja më seksi”, Cory, 28 vjeç.

“E fejuara ime “vjedh” bluzat e mia të vjetra. Ndonjëherë më ngre nervat, por sapo e shoh sa bukur duket, i harroj të gjitha”, Mark, 29 vjeç.

“Nuk është gjëja më praktike, por ajo më çmend sa herë që vjen në shtrat me të brendshme seksi. E bën natën të duket e veçantë”, Marcus, 27 vjeç.

“Tuta të shkurtra pas trupit. Nuk e di pse, por mua më duket më joshëse me to, sesa po të ishte tërësisht e zhveshur”, Jason, 30 vjeç.

“Një bluzë e ngushtë, që s’është fare masa e saj”, Andrew, 24 vjeç.

“Tutat më të shkurtra të mundshme. Ndoshta, sepse më pëlqejnë këmbët dhe të pasmet”, Jon A., 31 vjeç.

“Lakuriq gjatë gjithë natës”, Keith, 29 vjeç.

“Tuta të thjeshta dhe një bluzë”, Steve, 28 vjeç.

“Asgjë”, Scott, 30 vjeç.

“Nudo… Pse, ka ndonjë përgjigje tjetër?”, Kyle, 27 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]