Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja çfarë përmbante zarfi i zi në BBVA

nga Revista Kosovarja

Zarfi i zi i hapur gjatë Prime-it në BBVA ka sjellë një vendim të rëndë për Rogertin. Vëllai i Madh ka vlerësuar se ai ka ushtruar abuzim psikologjik ndaj Malit, duke kaluar çdo kufi të lojës.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që Rogerti të dërgohet automatikisht i nominuar në çdo nominim, si pasojë e sjelljes së tij të vazhdueshme. Sipas Vëllait të Madh, ofendimet dhe deklaratat e tij nuk kanë të ndalur dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të Malit.

Ky vendim u prit mirë nga vetë Rogerti, i cili e pranoi dënimin pa kundërshtime, shkruan Kosovarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]