Brikena ka reaguar ashpër në Prime-in e BBVA, duke i dalë në mbrojtje Malit pas deklaratave të forta të Rogertit.
Ajo u shpreh se nuk e kupton se si një njeri mund të bëjë një “lojë” të tillë duke prekur historinë dhe dhimbjen personale të një banori.
Sipas Brikenës, përdorimi i çështjeve familjare si armë në lojë tregon mungesë karakteri, duke theksuar se kufijtë njerëzorë nuk duhet të tejkalohen, pavarësisht presionit të lojës.
Reagimi i saj u prit me duartrokitje nga publiku, ndërsa situata mes banorëve vazhdon të mbetet e tensionuar, shkruan Kosovarja.
