fbpx

Ja çfarë vërejnë meshkujt gjatë marrëdhënies intime me partneren e re

nga Revista Kosovarja

Meshkujt dhe femrat kanë mendim të gabueshëm për atë çfarë është më e rëndësishme.

Femrat për seks të parë me partnerin e ri përgatiten me orë të tëra, ka treguar një hulumtim i cili ka nxjerrë në pah rezultate interesante.

Në të vërtetë, koha mesatare e përgatitjes për seks është gjashtë orë. Mirëpo, kur ekipi i revistës Men’s Health i ka pyetur lexuesit e vet se çfarë vërejnë tek femrat gjatë seksit të parë, ka rezultuar që të gjitha ato gjashtë orë si duket i kanë shpenzuar kot.

Nga atributet fizike meshkujt, natyrisht vërejnë vithet dhe gjoksin, ndërsa, veç këtyre, janë të rëndësishëm sytë – të cilët më së shumti përmenden në anketë, madje edhe më shumë se dy gjërat e përmendura më parë.

Pastaj, atyre u intereson sa është e gatshme femra për të ndërmarrë iniciativën në seks, gjë që u është shumë e rëndësishme, sepse ashtu mund të studiojnë mirë partneren e re.

Për fund, vetëbesimi para afshit në krevat është më i rëndësishëm për një nuancë se dukja fizike. Pikërisht vetëbesimi është gjëja e parë të cilën meshkujt e vërejnë kur femra zhvishet.

Rritja e qimeve apo depilimi jo i rregullt i këmbëve as që do të shihen në gjysmerrësirë, mirëpo vetëbesimi gjithsesi vërehet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]