Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja deri kur do e kemi kështu pak më freskët

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe rrufe të fuqishme, megjithatë reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse.

Mbi artikull

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshe të fuqishme me rrufe priten edhe në bregdetin shqiptar sidomos në veri dhe qendër, por do të jenë kalimtare. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse.

Pasnesër (të mërkurën) në tërë rajonin tonë pritet stabilizim i plotë i motit. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje graduale, kurse nga e enjta na pret mot me diell dhe me vapë tropikale./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]