fbpx

Ja kur do të mbyller karantina në konvikte

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të majit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai ka prezantuar lehtësimin e mëtejmë të masave, ndërsa ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në ora 21:00.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë. Në fazën e tretë parashihen masa të reja lehtësuese që do të çlirojnë edhe më tepër ekonominë”, ka thënë Vitia.

Faza e tretë e lehtësimit të masave fillon më 1 qershor.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1032 raste me COVID-19, janë shëruar 789 persona, ndërkohë kanë vdekur 30 persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]