Pas shpalljes fajtor javën e kaluar, çështja po kalon në fazën e dënimit që do të ndodhë pas disa muajsh.
Një kërkesë për të përshpejtuar seancën u tërhoq pas një konference të mbyllur mes palëve.
Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim për prostitucion, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan. Ai u shfajësua nga akuzat më të rënda, si trafikim njerëzor dhe komplot për zhvatje, të cilat mund t’i kishin sjellë dënim të përjetshëm.
=Ligjërisht, secila nga akuzat për të cilat u dënua mund të sjellë deri në 10 vjet burg, për një total prej 20 vitesh. Megjithatë, prokuroria kërkon një dënim prej 4–5 vitesh (51–63 muaj), ndërsa mbrojtja rekomandon 21–27 muaj. Vendimin përfundimtar do ta japë gjyqtari Subramanian.
Aktualisht, Diddy ndodhet në paraburgim në Brooklyn’s Metropolitan Detention Center, pasi iu refuzua lirimi me kusht për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikimit te dëshmitarët, përfshirë ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.
Artisti ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, që do të llogariten në dënimin përfundimtar.
Përpara se të jepet vendimi, të dyja palët do të dorëzojnë memorandume për dënimin, mbrojtja deri më 19 shtator dhe prokuroria pak ditë më pas.
Gjithashtu, do të përgatitet një raport hetimor paraprak, që do ndihmojë gjyqtarin në vendimin përfundimtar, dhe Combs do të zhvillojë një intervistë me shërbimin e provës.