fbpx

Ja kur fillon dhe mbaron sezoni i gripit

nga Revista Kosovarja

Gripi është një virus i frymëmarrjes që mund të infektojë njerëzit gjatë gjithë vitit. Sëmundjet e gripit zakonisht fillojnë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Kjo periudhë kohore, kur rastet e gripit ndodhin më shpesh, quhet sezon gripi.

Sipas një epidemologe në seksionin e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Gripit, koha e saktë e fillimit dhe mbarimit të sezonit të gripit varet nga vendi ku jetoni.

Për shembull në SHBA, aktiviteti i gripit në përgjithësi fillon të rritet në tetor dhe mund të zgjasë deri në maj. Kryesisht kjo vjen si pasojë e temperaturave më të ulëta.

Pra, gripi gjithashtu edhe shumë viruse të tjera, zakonisht shfaqen më shumë gjatë muajve të dimrit.

Kjo ndodhë sepse njerëzit zakonisht qëndrojnë në ambiente të mbyllura për periudha më të gjata kohore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]