fbpx

Ja kush janë bukuroshet që u shpallen “Miss Universe Albania & Kosova 2023”

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur ceremonia e “Miss Universe Albania & Kosova 2023”.

Bukuroshja Endi Demneri ka arritur që këtë vit të rrëmbejë kurorën e më të bukurës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Arbesa Rrahmani u shpall fituese e “Miss Universe Kosova 2023”.

Modelet fituan spektaklin e madh të bukurisë të organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe transmetuar në Vizion Plus.

Ato janë prej vitesh pjesë e botës së modelingut, përkundër se janë shumë të reja në moshë.

Sidoqoftë, vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin botëror të “Miss Universe World” do të jetë Demneri.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]