fbpx

Ja me çka merrej Afrona para se të bëhej modele

nga Revista Kosovarja

Afrona Dika ka rrëfyer të pathëna në vlogun e saj.

Modelja Afrona Dika u bë emër i njohur për publikun që prej lidhjes me këngëtarin Blero Muharremi.

Bukuroshja së fundi ka vendosur të fillojë me vlogun e saj, ku do të shpalosë detaje të panjohura nga jeta e saj.

Në videon e parë, Afrona tregoi se u lind dhe u rrit në Zvicër, teksa tregoi se cilat ishin pasionet e saj që prej fëmijërisë.

“Kam qenë katër vite në shkollën e aktrimit, gjithashtu kam luajtur edhe piano, muzikën e kam pasur shumë pasion, që shumë njerëz nuk e dinë këtë pjesë”, tha ndër të tjera ajo.

Po ashtu, Afrona tregoi se kishte marrë pjesë edhe në një kompeticion vallëzimi, ndërsa publikoi disa sekuenca të shkurtra nga ai.

https://youtu.be/hcHpz_eZ2Og

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]