Një smoothie me spinaq është vërtet një nisje e shijshme e ditës. Nuk do të ndiesh uri gjatë ditës, as dobësi, as lodhje.
Po cilat janë vlerat e spinaqit që kaq shumë rekomandohen nga nutricionistët dhe dietologët? Një omletë me spinaq në mëngjes është një zgjidhje e mirë, por edhe nëse nuk ke kohë për ta bërë këtë, mjaftojnë disa gjethe spinaq të shtrydhura apo të përziera me fruta të tjera në një smoothie.
Dhe ja pse: Së pari, spinaqi është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Është i pasur me vitamina (A, C, E, K, B6) minerale, fibra, proteina, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Lufton radikalet e lira. Siç dihet, radikalet e lira janë armiku ynë kryesor. Radikalet e lira janë molekula të dëmshme që kanë efekt negativ mbi qelizat tona dhe nxisin sëmundje të ndryshme (deri edhe tek ato vdekjeprurëse).
Radikalet e lira luftohen nga antioksidantët, të cilët parandalojnë dëmtimin e qelizave. Spinaqi është shumë i pasur me antioksidantë. Ushqen lëkurën dhe flokët. Duke qenë i pasur me vitaminë A dhe C, spinaqi ndihmon për të rigjeneruar indet në trup, veçanërisht të lëkurës dhe flokëve. Vitamina A është e nevojshme për prodhimin e vajit natyror që i mban flokët të hidratuar.
Po kështu, edhe vitamina C, një tjetër komponent që ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit. Spinaqi është i pasur edhe me hekur – mungesa e të cilit i dëmton dhe i rrëzon flokët. Shumë studiues janë të sigurt se mungesa e hekurit shkakton menjëherë rënie flokësh.
Po kështu, spinaqi:
Mbron nga sëmundjet e zemrës
Mbron nga sëmundjet e mushkërive
Parandalon dhe trajton simptomat e kancerit
Mban nën kontroll presionin e gjakut
Ndihmon tretjen Forcon kockat etj.
Receta e mëngjesit me spinaq:
Përbërësit:
Disa gjethe mesatare spinaq (5 deri 10) 2 mollë,
të prera përgjysmë 2 karota mesatare
2 degë selino
1/2 limon
2 copa xhenxhefil të grira
Përzieji të gjithë përbërësit në blender.
Molla, karota, limoni dhe xhenxhefili do t’i japin spinaqit më shumë shije në mëngjes.