fbpx

Ja pse duhet të provoni kekun me karota

nga Revista Kosovarja

Jeni duke menduar që këtë të diel të gatuani një ëmbëlsirë për familjen, por stepeni nga kilet e tepërta? Kemi një recetë ëmbëlsire që ju ‘shuan’ nepsin për gjëra të ëmbla dhe njëkohësisht ka dhe vlera ushqyese.

Përbërësit: 2 vezë, 100 g gjalpë, 250 g karota, 50 g lajthi, 1 portokall, 200 g miell misri, 1 fryrës keku dhe 1 lugë kanellë; Për kremin lart nevojiten: 200 g krem djathi, 50 g sheqer, ½ limon dhe 1 vanilje.

Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, lëngun dhe lëkurën e portokallit, kanellën pluhur dhe e rrahim përsëri. Shtojmë miellin dhe fryrësin, pjekim lajthitë dhe i grimë në blender, gjithashtu grijmë edhe karotat dhe i shtojmë të dyja te brumi, i përziejmë mirë.

Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me kremin e djathit pasi e kemi përzier në tas me sheqerin, lëngun e limonit dhe vaniljen. Sipër i vendosim disa karota të vogla të cilave i kemi dhënë formë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]