Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja rregullat e aeroportit nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e Aeroportit.

Në faqen e kësaj ambasade, bëhet e ditur se aerporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen që të kenë testin negative për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ . Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/ambasadakosovesneberne/posts/1451430048373027

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]