fbpx

Ja sa vite do të festonte sot i madhi Mirush Kabashi

nga Revista Kosovarja

Aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, sot do të festonte 76- vjetorin e lindjes.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe, përmes një postimi në instagram, ku shkruan: “Mjeshtri i artit skenik, “Sokrati” shqiptar, artisti i mirënjohur Mirush Kabashi, do të festonte sot 76-vjetorin e tij të lindjes! Me një jetë të tërë në skenë dhe film, Mirushi është një prej artistëve që me talentin, rolet dhe interpretimet e tij sfidon kohën e përjetësinë, duke mbetur në zemrat e publikut që ai aq shumë e deshi! Mirënjohje dhe nderime ndaj këtij artisti të madh!”

I madhi Mirush Kabashi do të mbahet mend gjatë për rolet e tij artistike, sa origjinale aq edhe karizmatike. Mjafton të përmendim këtu role të tilla si në filmin “Zëvendësi i grave”, Kronikë provinciale (2009), Ne dhe Lenini (2008), Nata (1998), Edhe ashtu edhe kështu (1989), Binarët (film) (1987), Telefoni i një mëngjesi (1987), Zëvendësi i grave (1987), Nxënsit e klasës sime (1984), Kohë e largët (1983), Dora e ngrohtë (1983), Shoqja nga fshati (1980), Një ndodhi në port (1980), Gezhoja e Vjeter (1980), Radiostacioni (1979), Koncert në vitin 1936 (1978), Zani partizani (1976).

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]