Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja si do e kemi motin sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi do të jetë me ngrica të dobëta dhe vende-vende me mjegull, ndërsa gjatë ditës priten ngritje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore diellore dhe mjegullës nëpër lugina.

Të premten në Kosovë dhe Shqipëri do të kemi depërtimin e një fronti të dobët, të lagësht ajror. Priten reshje lokale/ të izoluara dhe kryesisht të dobëta afatshkurtra shiu.

Për fundjavë na pret mot pak më i nxehtë dhe stabil, me mëngjese mjaft të freskëta, por me ngritje të temperaturave ditore./Meteoballkan

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]