fbpx

Ja si duket Kosova në sytë e blogerit amerikan

nga Revista Kosovarja

Blogeri amerikan Alan që jeton dhe vepron në Los Angeles, ka vizituar së fundmi Kosovën, ku përmes videos së postuar në profilin e tij, ka përshkruar me pak fjalë jetën, rininë dhe mikpritjen që e dhuron populli shqiptar në Kosovë.

Thotë se pavarësisht që ka vetëm 14 vite që është pavarësuar, Kosovën e kanë njohur gjysma e botës dhe përshtypje të madhe i ka bërë rinia e vendit tonë.

Alan thotë se kosovarët lëre që kanë rininë e bukur, por edhe motivi i tyre është inspirues për të tjerët.

Madje në vizitën e tij nëpër sheshin e Prishtinës, ka takuar shumë të rinj që në mënyrë të rrjedhshme flisnin gjuhën angleze, fakt tjetër ky që i ka bërë shumë përshtypje blegërit amerikan.

Ata nuk hezituan t’i shprehin ëndrrat dhe ambiciet e tyre – duke filluar nga ata që synonin të bëhen dizajner e deri te të tjerët që preferojnë librat.

Më poshtë gjeni videon e blegërit amerikan, i cili dukej i lumtur derisa shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @alans_theory

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]