fbpx

Ja si t’i hiqni qafe përgjithmonë buburrecat

nga Revista Kosovarja

Nëse shtëpia tuaj bëhet fole për këto insekte të mërzitshme, buburrecave, duhet të dini që ashtu siç vijnë shpejt po ashtu shpejt zhduken.

Sapo të mos kenë ushqim, nuk do të jenë edhe ata. Ndërkaq disa artikuj nga kuzhina mund t’ju bëhen aleat i shkëlqyeshëm që sa më parë t’i largoni.

Kripa

Nëse qitni kripë në rrugën e buburrecave, ata shumë shpejt do të ngopen me kripë, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv.

Soda dhe sheqeri

Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe qiteni nëpër vendin në të cilin grumbullohen buburrecat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]