fbpx

​Jahjaga pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së

nga Revista Kosovarja

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është bërë pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.

Ajo është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e platformës e cila sipas saj bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyrë përpara barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.

“E lumtur të jem pjesë e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së, një platformë e fuqishme që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të shtyer përpara kauzën tonë të përbashkët, atë të barazisë gjinore në pozita udhëheqëse. Së bashku, për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jahjaga.

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/1077374943750097?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]